Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Në katër qendra votimi në Zubin Potok, nuk ka votuar asnjë qytetar për zgjedhjet e parakohshme lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qendrën e votimit në Veli Breg të Zubin Potokut janë të regjistruar 4.111 qytetarë me të drejtë vote.
Që nga hapja e kësaj qendre të improvizuar të votimit të vendosur në kontejner, asnjë qytetar nuk ka shkuar.
Situatë e njëjtë është edhe në qendrën e improvizuar të votimit në Bërnjak, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë qendër votimi mund të votojnë 629 votues.
Ndërkaq, në Jasenovik në listën e votuesve janë 387 persona.
Në Çabër, ku banojnë edhe shqiptarë, deri në orën 17:00 kanë votuar më pak se 200 qytetarë. Në këtë qendër votimi, sipas KQZ-së, janë të regjistruar 1.534 votues.
Top Channel