Vrimat e Zeza të Kodit Zgjedhor është raporti i radhës i Qëndresës Qytetare. Ky raport përkon me analizimin e përdorimit të burimeve të shtetit në mbështetje të fushatave zgjedhore.

Valmira Hoxha, Analiste nga Qëndresa Qytetare shpjegon:

Ajo që kemi vënë re përgjatë analizës sonë 3 mujore, është që në Kodin Zgjedhor janë disa hapësira po vrima të zeza të cilat i lënë mundësi pushtetarëve që t’i shfrytëzojnë ato përsa u përket periudhave zgjedhore. Është pikërisht neni 91 që merren me pjesën se si duhet të alokohen, apo çfarë është e ndaluar të bëhet nga ana e qeverisë përsa i përket pjesës së investimeve. Po të marrim konkretisht është e ndaluar që një pushtetar të bëjë premtime apo investime 4 muaj para zgjedhjeve.

Por nga ana e kryeministrit të vendit, si dhe e ministres së Financave kemi vënë re që kjo gjë ka gjetur hapësira, pikërisht për faktin që është e lejuar në zgjedhjet vendore dhe ndalohet rreptësisht në zgjedhjet parlamentare. Rasti më konkret është ai i reformës së pagave. Sipas kryeministrit të vendit nga muaji prill paga minimale u rrit në 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka premtuar se deri në 2024 paga mesatare në vend do të shkojë në 900 euro.

Një element tjetër që kemi nxjerrë në dukje është pjesa e alokimit të buxhetit të shtetit sipas bashkive. Vëmë re që bashki që cilësohen si bastione të Partisë Socialiste si Tirana, Berati dhe Pogradeci  kanë marrë më tepër buxhet përsa u përket investimeve në 2023. Ndërsa qytete si Shkodra, bastione të djatha kanë marrë 0 buxhet.

Ishte situate kaotike mes 2 partive gjatë zgjedhjeve vendore të 2019 që bëri që të kryheshin 34 ndryshime në Kodin zgjedhor në 2020. Por shohim që në zgjedhjet e radhës vendore të 14 Majit standardet e dyfishta vazhdojnë të ekzistojnë. Ato që ndalohen në zgjedhjet parlamentare, lejohen në zgjedhjet lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA