Veliaj: Ka vetëm dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka dhe duan të na kthejnë prapa, Berisha dhe Meta

23/04/2023 20:58

Në vijim të turit të tij të takimeve, Kryetari Veliaj u ndal në Njësinë Administrative nr.5, nga ku u kërkoi qytetarëve që të fiksojnë emrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës si njerëzit që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe kanë vetëm një synim: Të kthejnë vendin mbrapa!

“Kemi disa kundërshtarë që duan të shkojnë mbrapa. Këta kanë emër dhe mbiemër, nuk janë njerëz abstraktë. Quhen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fiksojini mirë këto dy emra. Dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka. Dy emra që Shqipëria, i bëri president. Dy emra që Shqipëria i bëri kryeministra. Dy emra që Shqipëria i mbajtur 33 vjet kalapiç dhe kalaqafë, duke i dhënë rroga si deputet. Dy emra që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe vetëm i kanë bërë keq. Ju kujtohet se thanë në 97-ën, u trajtuan ato problemet tona të gjimnazistëve, por në 97-ën u veshën mijëra gra me të zeza. Vriste shqiptari – shqiptarin për sport. Ikën gjithë kursimet e shqiptarëve”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se koalicioni i dyshes Berisha-Meta nuk meritojnë asnjë votë, madje as nga vetë demokratët, të cilët i ftoi të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të mos bëhen palë me ata që kanë hallet e tyre.

“Ku i gjejnë lekët këta? Se këta kanë rënë nga vakti prej kohësh. Me KQZ nuk ju takon, vulën e partisë nuk e kanë. Në punë nuk janë, nga bashkitë ikën, nga qeveria ikën, nga parlamenti ikën. Braktisën gjithçka. Kush i paguan këto lekë, ku i gjejnë këto paratë? I patë faturat e rusëve te llogaria e Monikës? Këta hanë bukën e Amerikës dhe bëjnë duanë e rusëve. Kjo është diferenca me këta. Këta nuk meritojnë asnjë votë. Ndaj dhe ftesa për demokratët duhet të jetë, mendoni për familjet tuaja, mendoni për fëmijët tuaj. Nëse familja juaj është gjëja më e shtrenjtë edhe se tesera e partisë, ejani me ne që të ecim përpara dhe të vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA