Projekti pilot i Federatës Botërore, Gjoza: Startojnë kampionatet e hapura. Evropiani i fundit zhgënjimi më i madh

23/04/2023 22:06

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet udhëheqëse të federatës botërore të peshëngritjes.

Në mbledhjen e fundit të Bordit Ekzekutiv tashmë ky sport që rrezikon olimpiadën e 2028-s ka vendosur të ndryshojë.
Elez Gjoza, President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes: Në 2022-shin në dhjetor në Kolumbi Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore ku edhe unë jam pjesë vendosi që për vitin 2024 të zhvillohen shumë aktivitete nga të gjitha vendet kampionate europiane dhe botërore në ambiente të hapura për arsye që ky sport të mos jetë vetëm në salla të mbyllura por të bëhet më atraktiv jo për sport elitar por edhe për masivitet, të jenë pjesë e këtij sporti edhe qytetarët.

Në një atmosferë sportive dhe festive këtë diel në Lushnje u zhvillua ky kampionat ku në garë ishin elementët e rinj të cilët pritet që të zëvendësojnë emrat e kampionëve të mëdhenj aktual të cilët në Europianin e pak ditëve më parë nuk morën asnjë medalje.
Elez Gjoza president I FSHP: Absolutisht jam shumë i zhgënjyer sepse pritshmëritë ishin shumë të larta nga i gjithë ekipi. Ky është sport dhe në sport ka edhe dështime. Ne si federatë në një mbledhje të ardhshme të bordit ekzekutiv brenda javës ku do të ftojmë edhe trajnerët e ekipit kombëtarë dhe sportistët për të bërë një analizë të thellë që të nxjerrim mësime dhe dhe nga ky dështim ne të ecim përpara.

Ndërkohë që si pasojë e mungesë së elementëve të nivelit shumë të lartë, Shqipëria edhe në peshëngritje do të huazojë kampionë të huaj.
Elez Gjoza president i FSHP: Shumë shpejt ne do të kemi një tjetër organizim pasi Shqipëria është bërë shumë atraktive prej ligjit për sportin dhe ne presim sportistë të huaj që duan të vijnë të garojnë për Shqipërinë dhe të marrin pasaporta shqiptare sportistë elitarë që janë medalist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA