Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e “Ali Demit”.
Përpara tyre, Bejko foli kundër ligjit abuziv të prishjes së pallateve mbi 50-vjeçare.
“Një shqetësim që dëgjova nga banorët e Ali Demit, ka të bëjë me prishjen e banesave që janë mbi 50 vjeçare. Unë nëse qytetarët do të më votojnë në 14 Maj, do ta bllokoj këtë projekt, që është abuziv dhe synon ndërtimin e kullave nga Erjon Veliaj dhe oligarkët. Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapësirat publike.
Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duan t’i zënë. Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarde që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë. Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të ikë kjo frikë, jo se kryetari i bashkisë do bllokojë parlamentin ose qeverinë, por kryetari i bashkisë ka fuqi, që t’i çojë qytetarët në këmbë kur abuzohet”.
Duke prezantuar programin e tij elektoral, Bejko u shpreh edhe mbi çështjen e transportit falas në kryeqytet
“Ne nuk premtojmë transport falas. Ajo është budallallëk, ne premtojmë subvencionimin për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë”.
Kandidati për Tiranën sulmoi kandidatët e tjerë duke i cilësuar ata çirakët e kryetarëve të partive.
Top Channel