“Bashkë fitojmë” prezantoi në Delvinë kandidatin për Bashkinë e Delvinës, Ilir Mehmetin.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa i konsideroi kandidatët e koalicionit të tij favorit, nuk la pa hedhur akuza ndaj kandidatëve të PS-së të vendosur nga Edi Rama.
“Edi Rama edhe kur ishte i vendosur që t’i emëronte, jo të bënte zgjedhje për krerët e bashkive, 1/3-ta e tyre nuk e mbyllën dot mandatin sepse o kishin nga 3 emra, o shkuan nëpër prokurorira për korrupsion dhe çështje të tjera. Ata duan vetëm kryetar bashkie që firmosin dhe pasojat në vijim i vuajnë qytetarët”- thotë Meta.
Edhe Sali Berisha sulmet e tij I drejtoi ndaj kandidatëve të PS-së, të cilët i quajti pjesë e Rilindjes së krimit.
“Ilir Mehmeti ka përballë si rivalë kandidatët e Rilindjes së krimit. Nuk po them Partia Socialiste. Rilindësit janë sekti më kriminal që kanë pasur ndonjëherë në pushtet shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri e ka të dënuar me nja 12 vjetë në Evropë. Por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel sesa ai që është në Evropë. Ardi Veliu”- thotë Berisha.
Top Channel