Alibeaj me kandidatin në Sarandë/ Prezanton Skënder Muçon dhe sulmon “Bashkë Fitojmë”

23/04/2023 19:48

Enkelejd Alibeaj prezantoi në Sarandë kandidatin e PD-së, Skënder Muço.

Ndërsa anëtarët i quajti qëndrestarë, kryetari i komanduar tha se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që përfaqëson të djathtët në Shqipëri

Ne jemi parti e biznesit, e pronës private, e tregut të lirë. Ndërsa Berisha që do ta gjykojë historia shkoi dhe futi kandidatët te partia e majtë e Metës. Saranda ka vetëm dy alternativa të majtën e treshes famëkeqe dhe të djathtën e vërtetë që është partia demokratike”, u shpreh Alibeaj.

Sipas Alibeajt vota për kandidatët e PD-së është një votë për shpresën, ndërsa politika e vjetër e korrupsionit po shpopullon vendin

Investitorët strategjikë shkojnë sa tek Berisha, sa te Rama. Ata janë politika e vjetër e korrupsionit. Partia demokratike është i vetmi ishull i pa korruptuar në Shqipëri, parti perëndimore e bekuar nga Amerika dhe partia që lindi nga të rinjtë. Berisha e ktheu PD-në në bunker antiamerikan”, tha Alibeaj.

Saranda është një nga 14 bashkitë në të cilat Partia Demokratike garon me kandidatët e saj, ndërsa në të tjerat synon vetëm këshillat bashkiakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA