Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme sasinë e fondit të buxhetit të shtetit, që do t’i shpërndahet subjekteve pjesëmarrëse në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se tre partitë që do të përfitojnë më shumë të ardhura janë Partia Socialiste, me 42.833,466.73 lekë, Partia Demokratike me 24.963.584.24 lekë dhe Partia e Lirisë me 15,594,215.8 lekë.

Ky fond vlen vetëm për 30 ditë dhe nëse nuk shfrytëzohet do të duhet t’i kthehet buxhetit të shtetit.

Njoftimi i KQZ-së:

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA