Vijon periudha e errët për Leeds, “bie” në transfertë ndaj Fulham

22/04/2023 17:15

Leeds United nuk po mundet të ndalë nga periudha e errët në këtë fund sezoni teksa u mposht në transfertë nga Fulham me shifrat 2-1.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, teksa emocionet ishin rezervuar për pjesën e dytë. Ishin vendasit të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës teksa shënoi Ëilson në minutën e 58-të.

Edhe pas golit, Fulham nuk e “hoqi këmbën nga gazi” duke kërkuar me glm dyfishimin. Dhe në fakt, Fulham e gjeti edhe golin e dytë me anë të Pereiras duke e menduar si në “kasafortë” tre pikëshin. Por, një autogol i Palhinhas rihapi ndeshjen me Leeds që provoi dhe këmbnguli deri në fund për barazimin.

Gjithsesi, Fulham rezistoi dhe doli me tre pikët nga Craven Cottage teksa tashmë skuadra e drejtuar nga Marco Silva ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vend të nëntë ndërsa nga ana tjetër, Leeds mbetet me 29 pikë në vend të 16-të e përfshirë në garën e mbijetesës./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA