Tentoi të vriste një person në Kuçovë, ekstradohet nga Gjermania 47-vjeçari

22/04/2023 12:25

Një 47-vjeçar i identifikuar si Emiliano Paja alias Ritvan Pema është arrestuar nga policia gjermane dhe do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, Emiliano Paja alias Ritvan Pema , 47 vjeç, lindur në Berat.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Emiliano Paja  në vitin 2019, në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin V. S. alias D. B.

47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA