Guvernatori demokrat Jay Inslee, i shtetit amerikan të Washington ka nënshkruar dje ligjin e Senatit Bill 5087 që anullon ligjet e cilësuara të pavlefshme nga Gjykata e Lartë e SHBA, ku përfshihen dhe dënimet me vdekje.
Gjykata e lartë e këtij shteti e përjashtuar mundësinë e dhënies së dënimit prej vitit 2018, por praktika kishte mbetur ende në dokumente.
“Është zyrtare, dënimi me vdekje nuk është më ligj në këtë shtet”, komentonte Inslee pas nënshkrimit duke falënderuar legjislatorët për përpjekjet dhjetë-vjeçare në dhënien fund të praktikës.
Në vitin 2014, Inslee kishte lëshuar një moratorium ndaj dënimit me vdekje në shtetin e tij ndërsa në 2018, gjykata e lartë e Washington e kishte refuzuar dënimin duke e quajtur arbitrar dhe të njëanshëm nga aspekti racor, pasi një tendencë tregonte se njerëzit me ngjyrë kishin më shumë gjasa të dënoheshin me vdekje sesa të bardhët.
Muajin e kaluar guvernatori i shtetit të Idaho, Brad Little nënshkroi ligjin që lejon ekzekutimet me skuadër pushkatimi, përkundër dënimin me injeksion fatal.
Top Channel