Vetëm pak ditë pas operacionit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kamzën për hapjen e fushatës elektorale.
Rama tha se pas rikuperimit, ka një tjetër apendicit për të hequr më 14 majit, ‘që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka’, duke iu referuar Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Sa i përket kritikave për këngëne përzgjedhur për fushatë, pasi kërceu për disa minuta, Rama tha se “sikur të ishin njerëz që dëgjojnë Bethovenin do ua falja , por dëgjojnë Saliun dhe Ilirin”.
Edi Rama: Me këtë rast e mësova që apendiciti qenka përgjithësisht një hall për të rinj, por në të gjitha rastet erdhi në një moment kur kemi një apendicit më të rëndësishëm për të hequr që është apendiciti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilave nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët, duke luftuar dhe me stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund iu mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve i thashë do shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës rilindje. Mendova që do marr dhe unë pak nga rilindja juaj dhe rilindja e Kamzës për të rilindur me shpejtësi që të heqim apendicitin e 14 majit.
Duke qenë se po më ankohej Rakipi, tha: “fonia është e ulët, njerëz janë më shumë sesa ç’ishin parashikuar, janë ca mbrapa që s’dëgjojnë”, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet, por se ndër të tjera kam qenë dhe i bezdisur shumë nga disa kritikë me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë. Sikur të ishin njerëz që dëgjojnë gjithë ditën Beethoven-in hajde se do ua falja, por janë ata që dëgjojnë gjithë ditën Saliun me Ilirin dhe u mërzitën me tallavanë. Se ata që dëgjojnë Beethoven-in nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe kur nuk i pranon diktaturat e shijeve atëherë pëlqen edhe himnin e Beethoven-it, e gëzimit edhe gëzimin e Tit Vullkanit.
Top Channel