Panairi i veshjeve tradicionale Lezhë! “Art dhe zeje” bën bashkë artizanë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

22/04/2023 20:10

Qilima, mbulesa tavoline, veshje tradicionale e të tjera punime të punuara me dorë janë ekspozuar në një panair në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.

Panairi “Arte dhe Zeje” bëri bashkë këtë të shtunë artizanë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Frika se modernia shumë shpejt mund të “nxjerrë nga moda” dhe zhdukë traditën nuk ka vend për Tereze Gegën, organizatore e aktivitetit, njëherazi një nga artizanet më të vjetra në Lezhë.

Ndërsa na tregon rëndësinë e panairit, ajo thotë se tashmë tradita po gërshetohet me modernen.

Për artizanët kjo ishte një mundësi e mirë për të paraqitur në tenda punimet, që vijnë falë përkushtimit dhe dashurisë për mjeshtërinë e krijimit me dorë.

Interesi ishte i lartë dhe nga qytetarët, të cilët nuk nguruan të blinin punimet.

Tradita e krijimit të punimeve me dorë, fillimisht si nevojë dhe më pas si dëshirë për t’u trashëguar, është e lashtë, por asnjëherë e harruar. Janë pikërisht këto panaire, që na kujtojnë edhe njëherë punën, përkushtimin e pasionin, që fshihet pas krijimeve të artizanëve.

Është hera e parë në Shqipëri, kaluam shumë mirë sot, dita më e bukur, moti është shumë i mirë. Bleva këtë pijen dhe do ta provoj. Pashë njerëzit që po kërcenin dhe u mundova të mësoj diçka. U kënaqa shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA