“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate
Disa mijëra protestues kishin dalë sot kundër planeve për një autostradë të re në rajonin Tarn në jug të Francës, duke argumentuar projekti është në kontradiktë me politikat e zonave te mbrojtura dhe atyre te emergjencës klimatike.
Gilles Garic, një prej organizatorëve të protestës tha se autostrada shkatërron zonën e virgjër natyrore ku kalon, dhe se komuniteti do ta mbrojë me vendosmëri.
“Ne jemi të vendosur, edhe pse ata ishin në dyshim kur nisëm të flasim për rezistencën. Ata nuk e merrnin si serioze përpjekjen tonë por tani e shikojnë se ne mund të mobilizohemi”.
Garic shtonte më tej: “Qeveritarët thonë se krijojnë ‘zona për t’u mbrojtur’ por unë i konsideroj ato terma si ‘zona për të shkatërruar’ në fakt. Ne do të jemi këtu derisa projekti të ndalohet”.
Të tjerë protestues thanë për rrjetin vendas AFP se kërkon mbrojtjen e tokave bujqësore dhe të biodiversitetit.
“Ne duam të ruajmë fermerët dhe bujqësinë si mjetin tonë të jetesës, për këtë jemi këtu sot”, tha Monique, punonjëse e Universitetit të Toulouse.
“Marshimi ynë është ndryshe nga protestat për reformën e pensioneve … Këtu ne pretendojmë që projekte destruktive si ky të ndalojnë prandaj po organizohemi për të treguar pakënaqësinë tonë, Ky është hapi i parë për ne por do të ketë të tjerë”.
Politikani opozitar Manuel Bompard, tha nga protesta: “Ashtu si me reformën e pensioneve, këto janë beteja shoqërore, ekologjike e klimatike, të lidhura me njëra-tjetrën. Kam protestuar kundër reformës dhe protestoj sot kundër këtij projekti autostrade”.
Bernard D’Ingrando, pronar i kështjellës Scopont në zonën e projektit te autostradës, tha se ndërtimi shkel rregullacionet e mbrojtjes së zonave arkitektonike.
“Kjo është një autostradë që do të kalojë vetëm 180 metra larg zonës neo-gotike që është unike në Francë, në vend që të respektojë ligjin pre 500 metra distancë”.
“Kur një ndërtesë është e klasifikuar si e tillë duhet mbajtur distanca prej 500 metra. Ata po anashkalojnë rregullacionin për monumentet e mbrojtura”.
Top Channel