“Kryebashkiakja e tërmetit”/ Emirjana Sako rrëfen për jetën dhe për ‘misionin’ në podcast-in e Ramës: Më thatë merr një krevat dhe fli në bashki

22/04/2023 09:35

Nga vajza që të gjithë e thërrisnin Ani, sot është ulur përballë kryeministrit Edi Rama si kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila e ushtron këtë detyrë që prej 3 vitesh, e emëruar në 23 prill të 2020.

Ajo zbulon veten 360 gradë, në podcastin e radhës së Ramës, teksa e nisin bisedën duke kujtuar fjalët e para të shkëmbyera mes tyre.

Sako, e cila mori postin e drejtimit të Durrësit ne momentin më kritik, në nisje të intervistës zbuloi bisedën e parë me kreun e qeverisë, “merr një krevat dhe fli në bashki tani”.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Po. S’besoj se do e harroj ndonjëherë. Fjalia me të cilën ne jemi takuar, kemi qenë në një mbledhje zoom sepse në kohën kur unë mora detyrën e këshillit bashkiak nuk ishte e mundur që të bënim aktivitete në terren prej pandemisë, pra dy sfida të mbivendosura tërmeti dhe pandemia dhe fjalia që ju më keni thënë është: “merr një krevat dhe fli në bashki tani”, që ishte për një person që sapo kishte marrë një detyrë, çfarë detyre në një moment shumë të vështirë të qytetit të Durrësit, ku përveç tërmetit ishte dhe pandemia. Nuk ishim takuar asnjëherë më parë. Unë nuk kisha patur mundësi që të takohesha me ju më herët. Ndodhi në këtë mënyrë.

Kryeministri Edi Rama: Sa herë gjatë gjithë kësaj periudhe tre vjeçare, sa herë ke menduar që çfarë merrem me këtë punë, më mirë ta lë fare?

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Asnjëherë!

Kryeministri Edi Rama: Nuk e ke pasur kurrë këtë…

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Jo, asnjëherë!

Me kërkesën për ti thënë gjërat pa e pasur mendjen te ata që dëgjojnë për mendimin mbi politikanët para së t’iu bashkohej, kryebashkiakja durrsake që as nuk i pëlqen shumë mediat e as nuk ka pasur ambicie për të qenë pjesë e politikës, ju përgjigj Ramës me sinqeritet.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë ke menduar për politikën? Domethënë ke menduar që është një punë e poshtër dhe?

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Më tepër indiferente sesa punë e poshtër. Pra, kam pasur një paragjykim, mendoj që është momenti tani edhe për të dhënë një model. Kur je i ri dhe të jepet një mundësi për të dhënë një model sa i takon politikës.

Ndryshimi i debatit politikë është i nevojshëm për Sakon, e për këtë sjell shembullin e përplasjes me opozitën për çështjen e inceneratorëve.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Kur kam qenë në Komision Hetimor patëm një farë përplasje me grupin e komisionit dhe në fakt, unë isha… po të më shpoje nuk me dilte një pikë gjak në atë debat që patëm aty sepse më dukej i padrejtë. Më dukej i kërkuar sepse unë isha në një fushatë zgjedhore. Ndërkohë, njerëzit më falenderonin, më thonin bravo për sjelljen, për qëndrimin, për përballjen që kisha bërë dhe nuk arrija t’i besoja syve se mua më dukej një gjë negative ajo që kishte ndodhur atje, ndërsa njerëzit e kërkonin këtë gjë mesa duket.

Përveç qasjes si kryetare bashkie, Rama gërmoi edhe në fëmijërinë e Sakos, gjurmët e lëna të emigrimit masiv nga Durrësi në 90 se si familja e saj i shpëtoi tundimit.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Im atë bëhet gati që të niset për në Itali. Vishet, merr bukë me vete dhe priste një shokun e vet që të niseshin të dy. Në atë kohë gjyshja ime u alarmua sepse ne sigurisht ne e dinim që duhet të iknim, por jo pse duhet të iknim atje dhe nuk mund të iknim ne komplet si familje sepse ne ishim shumë të vegjël, unë dhe vëllai im, kështu që do nisej vetëm babai im. Ndërkohë gjyshja i lutej që “mos u nis, ke fëmije të vegjël, kush do kujdeset, babai jot është i paralizuar”, etj me radhë dhe këto e bënë atë që mos të nisej. Por ky diskutim brenda familjes shënoi, la një shenjë si të thuash në kujtesën time që në atë kohë isha 8 vjeçe. Nëse im atë do ishte nisur, besoj që nuk do ishim duke folur në këtë Podcast. 

Megjithatë, Emiriana u largua drejt Italisë për t’u specializuar në fushën e arkitekturës në vitin 2011, por sërish vendlindja e thërriti të kthehej.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Me thënë të drejtën isha e dyzuar të qëndroja apo të kthehesha.

Kryeministri Edi Rama: Këtë doja të të pyes. Pse u ktheve?

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako: Në Romë konkurrenca është shumë e madhe, është një qytet, i cili dhe studentët i vendos përpara një blloku sepse ka bukuri të rëndësishmë e të tjera me radhë. Ka shumë studio arkitekture. Ka një konkurencë të madhe. Kishte shumë arkitektë, të cilët punonin kamariera në qendër historike dhe ku fitonin shumë herë më tepër sesa të ushtronin profesionin dhe kjo më bëri që të mendoj që në Shqipëri kisha më shumë hapësira për të ushtruar profesionin tim dhe patjetër kisha më shumë hapësira për të punuar.

Sot nënë e dy fëmijëve binjakë, Sako beson se do të vazhdojë detyrën si kryetare bashkie mbi të gjitha për ta, që Durrësi të jetë nesër një qytet më i mirë, që askush të mos mendojë ikjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA