Muslimanët në rajonin indonezian të Kalimantan shënonin sot fundin e muaji të shenjtë të Ramazanit duke mbajtur festivalin e topave të drunjtë, me të shtënat festive në brigjet e lumit Kapuas.
Topat ceremonialë që prodhojnë të shtëna të buta dhe zhurmë karakteristike ruhen me fanatizëm nga vendasit.
Chandra, një prej kujdestarëve thotë: “Ne i mbajmë topat në ujë që të ruajmë sa më mirë drurin. Në fund të ceremonisë do të fusin në ujë, për t’i nxjerrë përsëri vetëm Bajramin e vitit që vjen”.
Tradicionalisht Ramazani njoftohet në vend me goditjet e daulleve të drunjta dhe me të shtënat e topave që prodhojnë tingujt “dug” e “der”, emër me të cilin njihet dhe vetë festivali.
Ndërkohë festime të tjera shiheshin në Indonezi për muajin e shenjtë, si kërcimtarët me kostume tradicionale dhe maskotat që përfaqësojnë etnitë kryesore të popullatës.
Top Channel