Hysaj, i tërbuar me arbitrin: I turpshëm, me ka hequr pesë vjet jetë

22/04/2023 22:10

Elseid Hysaj ishte protagonist i një episodi të diskutueshëm arbitral në ndeshjen Lacio-Torino.

Në fund të ndeshjes komentoi atë që ndodhi në “Olimpico”: “Sigurisht që ndjej keqardhje, por nuk do të dorëzohemi, do të përqendrohemi si më parë. Është e qartë që është penallti, përndryshe nuk do të isha hedhur, ishte një arbitrim i turpshëm. I papranueshëm ky arbitrim. Dihet që Torino luan kështu, na kanë vënë gjithmonë në vështirësi. Ne luajtëm lojën tonë dhe qëndruam të deri në fund. Nuk mund të humbim kohë me këto gjëra.”

Ishe më nervoz se zakonisht?

“Sigurisht që stadiumi të tërheq pak, por me një arbitër të tillë është shumë e vështirë. Kam humbur pesë vjet jetë, është e mërzitshme. Por nuk mendoj se një ndeshje si kjo mund të na rrëzojë, ne i dimë cilësitë tona dhe nuk i hedhim poshtë vetëm për një ndeshje”.

Tani vijnë përplasjet direkte?

“Mendoj se kanë mbetur edhe tetë ndeshje dhe ka shumë pikë. Tani jemi të dytët dhe duhet të jemi të vëmendshëm deri në fund, sepse janë gjithmonë tri pike në lojë”./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA