27/12 16:59
Humbje e rëndë e Bayern Munchen në Mainz, që pritet t’i kushtojë kreun e renditjes djemve të Thomas Tuchel. Mainz triumfoi 3-1 me përmbysje, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në Bundesliga përballë Bayernit në “Mewa Arena”.
Sadio Mane gjeti golin pas çerek ore lojë, por VAR-i e anuloi. Sulmuesi senegalez nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e 29’ pas krosimit të Joao Cancelos.
Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që e dyta foli totalisht për vendasit, të cilët shënuan 3 herë me Ludovic Ajorque, Leandro Barreiro Martins dhe Aaron Martin./ SuperSport
Top Channel