Shpërthimi i çisternës së karburantit në urën në SHBA lë të paktën një të vdekur, mbetjet ndotin lumin (fotot)

21/04/2023 21:19

Një çisternë karburanti është rrëzuar sot në anë duke shpërthyer në një zjarr masiv e duke lëshuar mbetjet toksike në lumin poshtë saj, në katastrofën mjedisore ‘të radhës’ në SHBA.

Shërbimet e emergjencës po punonin për të shuar flakët në urën e Groton, në Connecticut, ku çisterna u përmbys papritur pasditen e sotme.

Bashkiaku vendas Michael Passero konfiromoi se shoferi i çisternës kishte humbur jetën, por nuk dihet në çfarë rrethanash.

Dy njerëz të tjerë raportohej se ishin lënduar nga zjarri e shpërthimi.

Pamje dramatike nga vendngjarja tregonin shtëllunga gjigante tymi që ngiheshin nga ura, teksa zjarri vijonte të digjej ndërsa mbetjet toksike të binin në lumin poshtë tij.

Lumi më tej kryqëzohet me degën e Thames, që është rreth 1 km para se të derdhet në oqeanin Atlantik, në lindje të SHBA.

Rruga qëndronte ende e mbyllur teksa kreu i policisë vendase Joseph Pelchat, tha: “Prej një aksidenti të rëndë automobilistik në urën  Gold Star Bridge, kemi mbyllje të trafikut dhe vonesat priten të jenë të gjata”.

Kreu bashkiak Keith Kedrick tha se zjarri kishte shkrirë një pjesë të barrierave të urës dhe inxhinirë priteshin të vinin për riparimet.

FOTO GALERI
3/7
Shoferi i çisternës kishte humbur jetën, por nuk dihet në çfarë rrethanash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA