Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, diskutoi me pedagogë dhe studentë, prioritetet e tij për arsimin ku mori edhe mendimet e tyre për ti bërë pjesë të programit të tij.
Shqetësimi kryesor në tryezën me ekspert të fushës ishte mungesa e infrastrukturës në zonat e thella dhe klasat kolektive.
“E vërtetë, Tirana nuk është vetëm si qytetet, Tirana si Bashki është edhe në zonat rurale. Jo vetëm që ka numër të ulet nxënësish dhe një mësues duhet të punojë me klasa kolektive por duhet të bëjë rrugë të gjatë në këmbë. Është e vërtetë që në zonat e thella të Tiranës, malësinë e Tiranës mungojnë rreth 250 kilometër rrugë, që të bëjë të mundur aksesimin e nxënësve me Tiranën“, tha Bejko.
Kandidati i Partisë Demokratike bëri përgjegjës për situatën kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili në garën e pranverës kërkon besimin për një mandate të tretë.
“Situata është shumë e vështirë. Propaganda punon vetëm për Tiranën aty ku është përqendruar numri më i lartë i votuesve. Spektakli politik qeverisës duhet para kamerave dhe ngjyrave te bukura në rrjetet sociale, ku kryetari i Bashkisë , finoku modern e ka më të thjeshtë të bëjë cirkun e tij të ditës formal sesa të futet në përmbajtje të zgjidhjes së problemeve për arsimin”.
Roland Bejko premtoi ndërtimin e 10 çerdheve dhe kopshte të reja në zonat mes qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike.
Top Channel