Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë në Vlorë kremtojnë festën e Fitër Bajramit
21/04/2023 08:20
Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit.
Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinise së Vlorës, Armand Asllani, i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.
Sipas myftiut Asllani, kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerzve .
Pas kryerjes së ritit të faljes së namazit të Fitër Bajramit,besimtarët uruan njëri – tjetrin për më shumë begati në familje.
Top Channel