Pagat e pedagogëve rriten këtë muaj, Kushi: Që më 1 prill kufiri minimal është rritur me 20%

21/04/2023 14:05

Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, një video mesazh të ministres së arsimit Evis Kushi,  të cilin e quan  një lajm të bukur për pedagogët e universiteteve

“Pas mbledhjes se qeverisë, përpara zbardhjes së vendimeve, kemi patur një diskutim të gjatë veçanërisht për pagat e pedagogëve, dhe arritëm të mundësojmë që rritja që fillimisht e kishim planifikuar për vitin e ardhshëm, të realizohet që këtë vit dhe efektet e saj të fillojnë menjëherë që në datën 1 prill”, tha Kushi.

Por në çfarë nivelesh rriten pagat e pedagogëve?

 “Në datën 1 prill 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20%, dhe që mbulohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ndërsa kufiri maksimal i pagës është rritur deri në 30%, që do të thotë që përtej rritjes nga buxheti i shtetit me 20%, universitetet në varësi të të ardhurave të tyre mund ta rrisin më tej kufirin maksimal të pagave deri në 30%”,tha Kushi.

Me këtë vendim thotë ministria e arsimit Evis Kushi, konfirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve, mbështetje e cila nisi që vitin e kaluar, me rritjen 15% të pagës në muajin shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA