Operacion anti-drogë në Nikël/ 1140 fidanë kanabisi asgjësohen nga policia, “pronarët” në kërkim

21/04/2023 11:22

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Nikël nga policia e Krujës, Forcat e Posaçme Operacionale Durrës dhe FNSH Tiranë.

Në një zonë pyjore të Niklës janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies nga policia.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, kontrollet janë përqendruar së fundmi në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës.

Policia thotë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Shërbime të shtuara të Policisë do të vijojnë kontrollet edhe gjatë ditëve të ardhshme, në të gjithë territorin e rrethit Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA