Në Dibër festohet Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin ritin e namazit
21/04/2023 09:06
Besimtarët Myslimanë të Dibrës falën Namazin e Fitër Bajramit në Pallatin e Sportit “Bashkim Lala”, të qytetit të Peshkopisë.
Falja e Fitër Bajramit u bë në orën 6:40 të mëngjesit. Të shumë ishin besimtarët e pranishëm, që pas një muaji agjërim, kryen ritin e faljes.
Kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit dhe humanizmin mes njerëzve, ndërsa përcjell mesazhe paqeje, mirësie dhe harmonie me njëri-tjetrin.
Top Channel