Greva tetë-orëshe ngrin hekurudhat në Gjermani, aeroportet preken në katër qytete (fotot)

21/04/2023 19:37

Një grevë tetë-orëshe e thirrur nga sindikata gjermane e hekurudhave ka ndaluar udhëtimet mëngjesin e sotëm, ndërsa largime nga puna kishte në katër aeroporte gjermane, gjithashtu ne proteste për pagat dhe kostot e jetesës.

Sindikata e hekurudhave EVG lëshoi me sukses thirrjen e saj për braktisjen e punës nga ora 3 e mëngjesit deri në 11 në linjat kryesore shtetërore hekurudhore Deutsche Bahn, duke anuluar udhëtimet e trenave në distanca të largëta dhe ato rajonale.

EVG tha se do të shtojë presionin ndaj punëdhënësve për rritje të pagave, edhe pse Deutsche Bahn, e quante grevën “e kotë dhe e panevojshme”.

Greva e sotme vjen pas asaj të 27 marsit kur për 24 orë linjat hekurudhore ishin të paralizuara, në koordinim me sindikatën tjetër ver.di, ku përfshihen dhe punonjës aeroportesh.

Ver.di i bëri thirrje sot punonjësve të saj të sigurisë dhe shërbimeve në aeroportet e Duesseldorf, Coln-Bonn dhe Hamburg për grevë dy ditore. Aeroporti i Stuttgart gjithashtu kishte greva sot.

Sindikatat kërkojnë rritje page prej 10 deri në 12 përqind teksa negocjatorët kanë propozuar kompromise që çojnë në rritje disi më të vogla.

Qeveria gjermane thotë se inflacioni për muajin mars ishte në masën 7.4 përqind.

FOTO GALERI
1/3
Një grevë tetë-orëshe e thirrur nga sindikata gjermane e hekurudhave ka ndaluar udhëtimet mëngjesin e sotëm

Top Channel