Ngarkesa është zhdukur prej të hënës pasi kishte ardhur me avion disa orë më parë, tha policia.
Autoritetet në Kanada tha se po hetojnë një grabitje të paskrupullt të një ngarkesë floriri prej rreth 20 milionë dollarë kanadezë dhe sende të tjera me vlerë, në aeroportin e Pearson në Toronto.
Mbrëmjen e të enjtes, policia rajonale tha se floriri dhe sende të tjera me vlerë ishin vjedhur nga kontejnerët që u shkarkuan nga avioni.
“Avioni kishte ardhur pasditen e hershme. Sipas procedurës normale ngarkesa u shkarkua dhe u transportua nga avioni drejt magazinave të mallrave”, tha inspektori Stephen Duivesteyn duke njoftuar vjedhjen e pazakontë.
“Mund të them se kontejneri kishte ngarkesë të vlerës së lartë. Kishte flori por dhe sende të tjera të vlerës së lartë monetare”.
Hetuesit thanë se vjedhja është nga më të mëdhatë në historinë e krimit në Kanada, por duke cituar “hetimet në vijim” ata thanë se nuk mund të jepenin detaje të tjera.
Minierat e floririt nga veriu i Ontario shpesh dërgojnë prodhimin e tyre me këtë aeroport, që është nga më të mëdhenjtë për mallra në vend.
Duivesteyn shtoi se grabitja dukej si një akt “profesional” ndërsa policia nuk identifikonte as origjinën dhe as destinacinin e kargos së grabitur.
Kjo nuk është hera e parë që një grabitje ndodh në aeroportin e Paerson, teksa në 25 shtator 1952, $215,000 në formë lingotash ari u vodhën aty.
Top Channel