Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Bulqizë pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, qindra besimtarë e besimtare myslimanë të rrethit të Bulqizës, mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin e faljes së Fitër Bajramit.

Riti i faljes u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazim. Në fjalën e tij Strazimiri shprehu se sot është dita në të cilën festojmë, por që të jesh i mirë nuk është vetëm agjërimi por të bësh mirësi gjithë vitin, ndaj bëri thirrje edhe rinisë që të t’i kthehen besimit, të kujdesen për prindërit e tyre dhe t’i kthehen vatanit, dhe mos ta kërkojnë pasurinë për një ditë në rrugë jo të ndershme, ndaj ajo që është vlerë është ajo që kullon djersë.

“Ndaj sot duhet t’i rikthehemi shpresave të reja, është dita për të kujtuar njeri-tjetrin, dita për një jetë të re. Të bashkohemi dhe të forcojmë lidhjet familjare, sepse janë baza për ngritjen e një shteti dhe se sot është dita që të shtrijmë dorën njeri-tjetrit”, tha Myftiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA