Fitër Bajrami, mesazhi i kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar për të gjithë besimtarët

21/04/2023 11:06

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu përcolli urimet dhe përshëndetjet e festës së Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, mesazhi i të cilit iu dedikua të rinjve.

Motra dhe vëllezër, kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit! Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta. Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë. Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë! Familja është bërthama e çdo shoqërie. Ta forcojmë atë ashtu siç e kemi traditën tonë të shkëlqyer”- u shpreh Spahiu.

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA