Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi myslimanët për festën e Fitër Bajramit duke uruar që kjo festë të sjellë mirësi e begati në shtëpitë e besimtarëve, por edhe në shtetin e Kosovës.

“Me fat Fitër Bajrami! Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë”, shkroi Kurti në rrjete sociale.

Pas muajit të rëndësishëm të besimtarëve myslimanë, Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, sot në të gjithë botën kremtojnë ditën e parë të Bajramit të Madh.

Top Channel