Festohet Fitër Bajrami në Fier, besimtarët falën namazin në xhami
21/04/2023 07:50
Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.
Që në orët e para të mëngjesit besimtarët në Fier kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimane të myftinisë kanë përcjelle urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Namazi u fal nga Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, i cili ka uruar dhe përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë.
Ai ka përcjellë mesazhin për me shumë paqe dhe respekt ndaj njeri tjetrit e sidomos për më shumë besim duke konsideruake njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga zoti.
Top Channel