Demonstruesit përleshen me policinë franceze gjatë vizitës së kryeministres Borne (fotot)

21/04/2023 18:45

Policia franceze ndërhyri sot për të shtyrë prapa me forcë demonstruesit që protestonin kundër reformës së pensioneve të qytetin Châteauroux, gjatë nje vizite të kryeministres Elisabeth Borne.

Borne erdhi në qytetin e Francës qendrore për të dhënë një intervistë në stacionin radio, që ndodhej disa metra larg protestuesve.

Policia përdori spraj djegës dhe kreu disa arrestime ndaj dhjeta protestuesve që tentonin të bllokonin rrugën e zyrtares drejt stacionit radiofonik.

Disa ditë pas kalimit të reformës së kontestuar të rritjes së moshës së pensioneve, kryeministrja e Macron erdhi në rajonin Indre për të folur mbi reduktimin e kohës së marrjes së kartave të identitetit.

Reforma e pensioneve nuk u prek në intervistën e saj ndërsa protestuesit jashtë stacionit kërkonin largimin e saj.

Zhvillimi vjen teksa opozitari Mechelon denonconte dekretet e qeverive vendore që ndalonin sot protestat gjatë vizitës së Borne.

Rreth 200 njerëz e pritën atë në Châteauroux, me fishkëllima të forta dhe tiganë e tenxhere që trokisnin.

FOTO GALERI
1/3
Policia franceze ndërhyri sot për të shtyrë prapa me forcë demonstruesit që protestonin kundër reformës së pensioneve të qytetin Châteauroux, gjatë nje vizite të kryeministres Elisabeth Borne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA