Burgoset milioneri që zvogëloi shtratin e lumit ‘për të ndaluar përmbytjen e shtëpisë’ në Britani (fotot)

21/04/2023 16:11

Një fermer i padisiplinuar që ktheu lumin lokal në një kanal të vogël pa jetë të gjallë për të ndaluar përmbytjen e shtëpive, raportohet se është burgosur në Britani.

Milioneri John Price, 68 vjeç, kishte shkulur ilegalisht pemët dhe kishte zhveshur brigjet e lumit Lugg duke krijuar një shëtitore interesante, por zyrtarët e quajtën aktin e tij “vandalizëm ekologjik të masës së gjerë.

Price i cili ka një pasuri të llogaritur në 25 milionë paundë, kishte pajuar një ekskavator 18-tonësh për të riprofilizuar lumin në gati një milje gjatësi në Kingsland, Herefordshire, duke krijuar një zonë tokësore rreth 20 metra të gjerë në brigjet e tij.

Në seancën e gjyqit në Kidderminster u tha se Price, i cili zotëron tokën dhe lumin që kalon në të, kishte nisur punën prej vitit 2020.

Ai tha se po vepronte si një masë për mbrojtje nga përmbytjet të shtëpive në afërsi të fermës së tij.

Në gjykatë u tha gjithashtu se ai kishte kthyer lumin e veshur me pemë “në një kanal të pajetë”, duke shkaktuar një dëm për të cilin duhet dekada që të rikuperohet.

Aktivistët mjedisorë thanë se veprimet e Price ishin nga makabritetet më të rënda që kishin parë. Ai u dënua me 12 muaj burg, të paktën gjysmën e dënimit prapa hekurave, teksa gjykatësi  Ian Strongman tha se e kishte lënë lumin si një kanal “të zhveshur nga shumica e jetës në të”.

“Ky është një vandalizëm ekologjik në shkallë industriale”, tha gjykatësi duke urdhëruar Price të paguajë 600,000 dëme pas pranimit të akuzave.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA