Për herë të parë në historinë e saj politike, Partia Demokratike futet në një betejë elektorale me kryetar të komanduar, por e nesërmja e 14 majit do i gjejë demokratët në një proces të brendshëm zgjedhor përfshi edhe drejtuesin e saj.

Enkelejd Alibeaj nuk dha shumë detaje nëse do aspirojë të jetë kryetar  i Partisë Demokratike më të drejta të plota apo do të ketë rikthim të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Alibeaj: PD pas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë nga e kaluara e për të bërë një hap të ri, për ta lënë pas gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes dhe për të mundësuar ndërtimin e një aleance me shumë potencial për vitin 2025.

Me një grusht kandidatësh në garë Enkelejd Alibeaj nuk pret shumë nga kutitë e votimit  të 14 majit dhe për këtë fajëson Sali Berishën duke akuzuar për agresion të kandidatët të PD.

Alibeaj: Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje. Ja pra, ky është Sali Berisha, që kërkon ta përçajë Partinë Demokratike dhe ta përçajë në momentin që ai nuk e ka një instrument kundër perëndimit, për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri. Ne ftojmë në një aleancë politike të gjitha partitë parlamentare ose jo, për të luftuar dhe rrëzuar trekëndëshin e Bermudës të përfaqësuar nga tri pikat simbolike të tij Rama-Berisha-Meta që përbëjnë të shkuarën, që janë problemi dhe asesi zgjidhja.

Në Fier, Partia Demokratike garon me  kandidaten Eriselda Zotaj Çelaj e cila përballë rivalin socialist  Armando Subashin dhe  kandidatin e Berishës dhe Metës Edvar Kodheli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA