13 milionë njerëz në Jemen, në nevojë urgjente për kujdes shëndetësor, ndihmë humanitare (fotot)

21/04/2023 17:57

Gati nëntë vjet konflikt i rëndë i armatosur mes fuqive rajonale, kanë lënë dy të tretat e popullsisë prej 31.5 milionë njerëz të Jemenit, në nevojë akute për ndihmë humanitare e shëndetësore, tha sot organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Bisedime të fundit politike kanë shtuar shpresat për një paqe më afatgjatë më së fundmi në Jemen, por sistemi i dobët shëndetësor është i tejngarkuar dhe vijon të mbetet panë shembjes, nëse nuk ka donacione ndërkombëtare për të parandaluar përkeqësimin”, tha përfaqësuesja e OBSH në Jemen, Dr. Annette Heinzelmann.

Më 20 mars qeveria e Jemenit e mbështetur nga Arabia Saudite, pranoi marrëveshjen me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, për lirimin e më shumë se 800 të burgosurve e të rrëmbyerve nga të dyja palët.

Disa ndërmjetësime dhe konsultime në vende të ndryshme kanë sjellë një zbutje të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit, që së shpejti pritet të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Deri më 1 prill, agjencia jo-qeveritare e OKB për Jemenin raportonte se kishte vetëm $62 milionë në donacione, nga më shumë se 350 milionë të nevojshme për të dhënë ndihmë mjekësore për jemenitët në nevojë urgjente.

“Përhapja e sëmundjeve ngjitëse po përkeqëson krizën shëndetësore të Jemenit”, tha doktoresha e OKB./Anadolu/

FOTO GALERI
2/3
Më 20 mars qeveria e Jemenit e mbështetur nga Arabia Saudite, pranoi marrëveshjen me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA