Vrasja e Ardian Nikulajt, ministri i Drejtësisë: Të zbardhet ngjarja! I përgjigjet opozitës: Përdorni viktimat për qëllime politike

20/04/2023 09:59

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulajt, një ditë më parë.

Lidhur me akuzat e opozitës për ngjarjen e rëndë, ai u shpreh se ata kanë 30 vite që  përdorin viktimat për qëllimet e tyre politike apo personale.

Manja: E para dua t’u shpreh ngushëllimet e mia familjarëve  dhe të afërmve të viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin për ngjarjen e trishtë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, pastaj aleatë apo kundërshtarë politikë, në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë, të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar para drejtësisë. Lidhur me akuzat e djeshme ndjej neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politik apo përfitime personale e kanë pjesë të ADN-së së tyre këtu e 30 vjet, ftoj organet ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen një orë e më përpara dhe autorët të shkojnë para drejtësisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, Ardian Nikulaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe ish kandidat për zgjedhje të vitit 2021 u vra në biznesin e tij nga një person i maskuar me kokore motori dhe jelek fosforeshent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA