U arrestua dje me Ramazan Rrajën, Gjykata e Elbasanit lë në burg Louis Konomin

20/04/2023 15:45

Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar masën ‘arrest me burg’ Louis Konomit, (Elton Llozhi) i cili kërcënoi me jetë një biznesmen për tenderin e druve.

Seanca u mbajt sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan. Konomi ka qenë shpallur në kërkim për kërcënim të një biznesmeni për tërheqjen nga ternderi në bashkëpunim.

Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar me Ramazan Rraja në zonën e Fushë-Krujës.

“Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.”- njoftoi policia dje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA