Tiranë/ Morën me forcë në makinë 47-vjeçarin dhe e dhunuan, në pranga një 35-vjeçar, në kërkim i vëllai

20/04/2023 10:48

Një 35-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga dhe vëllai i tij 28 vjeç është shpallur në kërkim.

Mbrëmjen e djeshme Alban Bejo dhe  Fatmir Bejo  e kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, 47-vjeçarin Gjergji Fela, e kanë kërcënuar dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se ai u kishte borxh një shumë parash.

Po vijon puna për kapjen e Fatmir Bejos, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA