Tentoi të hynte në Shqipëri i armatosur, arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova
20/04/2023 09:36
Një 45-vjeçar nga Kosova u prangos në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin e kosovarit që po tentonte të hynte në territorin shqiptar, uniformat blu zbuluan një pistoletë dhe municion luftarak, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga strukturat e inteligjencës, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Ndaj 45-vjeçarit rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Top Channel