Në “Top Story”u shpallën edhe rezultate e para për zgjedhjet në bashkinë e Shkodrës.

Në këtë bashki, zgjedhësit janë pyetur se si është jetesa e tyre në Shqipëri dhe shumica prej tyre, 66.2 për qind e

68,4 për qind mendojnë se situata nuk do të përmirësohet në Shkodër. Politikani më i vlerësuar është Bardh Spahia me 55,9 për qind e pas tij është Berisha me 44,8 përqind ne vend të tretë Ilir Meta në të katërtin dhe të pestin Rama dhe kandidati socialist Benet Beci. Problemi më i madh që kanë shkodranët është papunësia, 55.6 përqind e zgjedhësve e vlerësojnë pozitivisht punën e kryebashkiakut aktual Bardh Spahia dhe 55.1 për qind kanë besim tek ai.

Ndërkohë, të pyetur për rivalin e tij socialist, 86.7 për qind thonë se e kanë dëgjuar emrin e tij, por vetëm 28.9 për qind kanë besim mjaftueshëm tek ai. Por të pyetur se kë do të votonin, diferenca mes dy kandidatëve ngushtohet shumë, 53 për qind shprehen për Bardh Spahinë dhe 47 përqind për Benet Becin, i cili duket se merr rezultatin më të mirë historik të socialistëve në këtë qytet.

Zgjedhësit e pyetur se për kë do votonin nëse do mbaheshin zgjedhjet parlamentare shprehen 46.7 për qind për “Bashkë Fitojmë”, 31.2 përqind për socialistët dhe 14.8 përqind për Partinë Social Demokrate të Tom Doshit. Partia Demokratike në këtë qytet merr vetëm 5.3 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA