Rusja dënohet 21 vjet për helmimin e ‘sozisë’ amerikane për t’i marrë identitetin (fotot)

20/04/2023 18:26

Një grua e lindur në Rusi është dënuar me 21 vjet në një burg në SHBA për tentativën e vrasjes së një ‘sozie’ të saj amerikane me qëllim t’i vidhte identitetin.

47 vjeçarja Viktoria Nasyrova, u shpall fajtore për tentativën e vrasjes nga një gjykatë në New York në shkurt.

Prokurorja Melinda Katz tha në ngritjen e akuzave: “Kjo manipuluese e paepur do të burgoset gjatë teksa kërkonte përfitimin personal me anë të vrasjes”.

Nasyrova kishte vizituar shtëpinë e objektivit të saj, e emëruar publikisht si qytetarja amerikane me origjine ruse Olga Tsvyk , asokohe 35-vjecare në gusht 2016, duke i sjellë një ëmbëlsirë si dhuratë.

47 vjeçarja Viktoria Nasyrova

Asokohe dy gratë që ngjanin shumë me njëra-tjetrën, flisnin rusisht, kishin flokë të zeza dhe tipare të ngjashme të fytyrës, si dhe ngjyrë të ngjashme të lëkurës, u tha në gjyq.

Gruaja kishte ngrënë ëmbëlsirën dhe ishte ndjerë keq para se t’i binin të fikët.

Ditën tjetër një shoqe kishte gjetur viktimën pa ndjenja, me tableta qetësuesish të përhapura rreth saj, për ta bërë të dukej se kishte tentuar të vriste veten, tha prokurorja.

Viktima ishte dërguar në spital dhe pas trajtimit ishte kthyer në shtëpi ku pa se mungonin pasaporta e saj dhe dokumentet e punësimit, së bashku me bizhuteri dhe sende me vlerë.

Autoritetet që erdhën në vendngjarje kishin testuar ëmbëlsirën dhe zbuluan se ajo ishte përzier me qetësuesin e fuqishëm fenazepam.

Autorja Nasyrova, e cila jeton në Brooklyn, u arrestua dhe u shpall fajtore për sulm, pengmarrje dhe vjedhje.

FOTO GALERI
2/3
47 vjeçarja Viktoria Nasyrova është dënuar me 21 vjet në një burg në SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA