Në prag të festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava i dërgoi besimtarëve myslimane mesazhin e tij të urimit duke kujtuar ky kremtim, një ndër më të rëndësishmit për ta, prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë teksa shënon përfundimin e muajit të Ramazanit.

Fitër Bajrami do të festohet nesër, në 21 prill. Myftiu theksoi në fjalë ne tij se çdo qytetar duhet të punojë për ruajtjen e familjes dhe të atdheut.

“Është detyrimi ynë ta ndërtojmë vendin tonë e ta bëjmë një komb me perspektivë. Një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë rriten të sigurt e marrin edukim cilësor”, u shpreh ai.

Festa e Fitër Bajramit pason një muaj agjërimi, që sipas besimit islam, bëhet në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Top Channel