“Mos votoni për Metën dhe Berishën”/ Alibeaj fushatë në Kavajë për këshilltarët bashkiakë

20/04/2023 15:22

Sfida më e madhe e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është të bindë demokratët që të mos votojnë kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në 14 maj.

Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë president e 2 herë kryeministër E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilir Metën, e t’i shërbejë një të majte, e t’i shërbejë  një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve. Kjo është një ndarje dhe një vijë e kuqe finale me të dhe me mënyrën se si  ka konsideruar Partinë Demokratike, pronë private, që do të duhet të shkojë në varr bashkë me të, është e papranueshme“- tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj dështoi të nxjerrë kandidat në të gjitha Bashkitë e vendit, ndaj dilema më e madhe e demokratëve  është se kë të votojnë në 47 njësi ku  Partia Demokratike iu shmang garës për kryebashkiak.

“Ne votojmë vetëm Partinë Demokratike, këshill bashkiak, ky është qëndrimi politik dhe qëndrimi publik.  Dhe nëse ju thotë dikush tjetër, po ai kandidati që është, përfaqëson ose pretendon, përfaqëson Bashkimin per Fitore. Ne nuk shkojmë kurrsesi që ti japim mbështetje partisë së Ilir Metës. Nuk na shkon as për moral politik, nuk na shkon as për të shkuarën”– tha Alibeaj.

Në Kavajë, dikur bastion të  demokratëve, Partia Demokratike  nuk ia doli të nxjerrë  kandidat për Bashkinë duke i lënë terren të lirë Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA