Top Channel ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Adrian Nikulajt një ditë më parë në Shëngjin.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket autori i kamufluar teksa hyn qetësisht nga hyrja anësore e lokalit, përshëndet banakieret dhe zotërinë që ndodhet në lokal, drejtohet drejt objektivit dhe qëllon shtatë herë drejt tij.

Vrasësi më pas largohet në qetësi nga vendngjarja.

Ngjarje e rëndë mbetet ende mister. Janë 3 pista ku po heton policia ajo e përfshirjes në politikë, hakmarrja dhe konfliktet për shkak të bizneseve të cilat Nikulaj i kishte në pronësi në në Shëngjin.

E vetmja shpresë për grupin hetimor mbeten pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar edhe më qartë destinacionin drejt të cilit ishte larguar.

Një ndër pistat e mundshme është edhe hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllanë dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga kundërshtarët, vrasje te cilat mbeten ende pa autor.

Pas atentatit në Shëngjin policia ka kryer kontrolle në disa banesa që u përkasin atyre, por burime bëjnë me dije se shume prej tyre ndodhen jashtë vendit verifikuar dhe nga sistemi TIMS.

Konfliktet për shkak te bizneseve mbetet një tjetër pistë për hetuesit, duke shoqëruar shumë persona në komisariat. Policia ka punuar deri në orët e vona të natës së bashku me grupin hetimor në vendin ku ka ndodhur ngjarja, gjithashtu janë kryer dhe këqyrja e kamerave të sigurisë.

Autori thonë burime për Top Channel ka vepruar i vetëm në këtë vrasje, ku mendohet të ketë mbërritur nga shëtitorja e Kune Vainit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA