Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi ka abuzuar me zgjedhjet.
K. Ç., u ndalua nga policia, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan.
Gjithashtu Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Pojskë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 63-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel