Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka komentuar ditën e sotme në “Top Talk”, vrasjen e bujshme të djeshme në Shëngjin të Lezhës të biznesmenit politikan Ardian Nikulajt.
Karamuço u shpreh se motori me të cilin u krye vrasja mund të jetë futur në një furgon me të cilin është transportuar e më pas është çmontuar.
Sipas tij po hetohen 4 pista në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa politika është një ndër to. Kjo ngjarje do të përfshihet në raportet e OSBE-ODIHR pasi ndikon tek qytetarët që do t’i drejtohen kutive të votimit më 14 maj.
“Shëngjini ka një informacion të fundit që ai motor me të cilin ka lëvizur autori mund të jetë future në një furgon, i cili e ka përcjellë. Çfarëdolloj ngjarje që ndodh këto kohë dhe që përfshin edhe persona që kanë lidhje me politikën do të përfshihen në raportet e OSBE-ODIHR. Pavarësisht se mund të mos kenë lidhje fare me politikën këto ngjarje shënohen për një arsye sepse futin panik në popullsi që do ti drejtohen kutive të votimit më 14 maj. Në rastin konkret kemi një personazh është një biznesmen dhe deri më tani janë 3-4 pista kryesore një ndër to është dhe politika pasi nuk mund të përjashtohet fillimisht. Nuk mund të kërkohet motori në Tiranë, duhet të jetë i çmontuar duhet të kontrollohen makinat që e kanë transportuar. Ky dyshim vjen se ka pasur raste që kështu ka ndodhur dhe në Tiranë është kapur deri në një kamera e pastaj është zhdukur. Kjo është një skenë italiane mafioze që shkohet me motor e pastaj futet në një furgon.”- tha eksperti i kriminalistikës Karamuço.
Top Channel