Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se qeveria ka miratuar projektligjin për krijimin e një arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë që do të zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare mes shtetit dhe bizneseve.
“Është një projektligj fryt i një pune disa vjeçare i ekspertëve tanë, por edhe me ndihmën e ekspertëve të huaj. Ka nisur me Euralius 5 në Shqipëri dhe ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Do krijojë një mjedis pozitiv, i krijon mundësi Shqipërisë të thithë investimet të huaja. Me këtë projektligj tashmë ne japim mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve qoftë mes shtetit dhe privatit, apo mes privatëve me njëri tjetrin duke u bazuar tërësisht në autonominë e vullnetit të palëve. Është një zgjidhje e shpejtë, eliminon formalitetet, por njëkohësisht përmbush dhe detyrimin që burojnë nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare”.
Nëpërmjet këtij projektligji, qeveria shqiptare synon të shmangë proceset në arbitrazhin ndërkombëtar ku ka mbi 10 procese të hapura, kryesisht me kompani koncesionare që kërkojnë dëmshpërblim për prishje kontrate. Gjithashtu nga vendimet e mëparshme ka edhe një sasi të madhe detyrimesh që nuk janë materializuar në buxhetin e shtetit.
Top Channel