Aksident i rëndë në Poliçan/ Ndërron jetë 15-vjeçari, tre të plagosur! I mituri humbi kontrollin e makinës

20/04/2023 08:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Plirëz të Poliçan me pasojë vdekjen e një 15- vjeçari.

Viktima është A. Z. ndërsa janë plagosur F. Z. dhe dy vajza 14 dhe 16 vjeçe.

Makina që drejtonte i mituri Françesko Zylyftari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese.

Katër të miturit kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Alfa Romeo” në rrugën rurale të fshatit Plirëz. Drejtuesi 15-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese tjetër.

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA