Kandidati i PS për kryetar bashkie në Lezhë ka reaguar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Ndreu shkruan se ndihet i tronditur nga ngjarja dhe se ky është një cenim i rendit dhe i sigurisë publike në qytetin e Lezhës. Ndreu bën thirrje për organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.
“I tronditur nga ngjarja e sotme në Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë!
Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar!
Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe te afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!“- shprehet Pjerin Ndreu.
LEXO EDHE: Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Ardian Nikulaj, kandidat për deputet në vitin 2021
Top Channel