Vendimi i Kushtetueses për Bordin e Karburanteve, Tabaku: I paplotë, janë fituar 600 mln euro në kurriz të qytetarëve

19/04/2023 10:20

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar si të paplotë vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një neni për Bordin e Karburanteve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se megjithëse i paplotë, vendimi i jep një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve. Deputetja thotë se prej vendimeve abuzive dhe korruptive të këtij bordi qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë nga rritja e çmimit qe kanë shkuar te kompanitë dhe tek buxheti i shtetit.

Reagimi i deputetes Tabaku:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithëse i paplotë, i dha të drejtë një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve! E kam quajtur që në fillim bordi komunist, bordi oligarkëve sepse në fakt më pak se sa pesë kompani janë përfitues prej tij dhe është rasti unik në botë ku biznesi ulet me qeverinë e përcakton çmimin në kurriz të qytetarëve.

Prej vendimeve abuzive dhe korruptive të këtij bordi qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë nga rritja e çmimit qe kanë shkuar te kompanitë dhe tek buxheti i shtetit!

Ky biznes me krizën duhej patjetër ndërprerë menjëherë, ndërkohë që GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar. Pra ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Ndërkohë që për bordin e çmimit të ushqimeve me të njëjtën bazë, ligjore dhe me të njëjtin arsyetim në ngritje e gjeti plotësisht antikueshtetues ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht!

Unë nuk i kam sulmuar e nuk do t’i sulmoj kurrë gjykatat e prokurorët si bën rëndom shumica e politikës, por sot kushdo duhet të pyesë veten si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njëjtët gjyqtarë në GJK jepen dy vendime të ndryshme. Si mundet që dy pika uji të ngjashme të njëjta, Gjykata Kushtetuese i gjen të ndryshme?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA