25/12 20:31
Partia Socialiste është fokusuar në një fushatë ekologjike ndaj sot së bashku me banorët e njësisë nr.4, kandidati për Tiranën Erion Veliaj mbolli pemë në lagjen 5 maji, aty ku po përfundon rindërtimi i pallateve.
“Nuk do mbjellim sherr, kemi vendosur të mbjellim pemë që kur te mbaroje fushata mos ti prishim këto pallate që kemi ndërtuar. As postera as banderola, qyteti do këtë peme, edhe për ata që si mendojnë gjerat si ne”.
Duke kujtuar shembjen e pllatit nr.4, Veliaj tha se bashkia ka për detyre tu shërbejë të gjithëve, jo tu pëlqejë të gjithëve.
Kryetari i PS për Tiranën u ndal edhe tek premtimet elektorale të kundërshtarëve te tij në zgjedhjet e 14 majit.
Top Channel